Ajo merr vëmendje të madhe sa herë që publikon imazhe e video në rrjetet sociale.
Bëhet fjalë për modelen dhe këngëtaren Morena Taraku, që përflitet për thuajse çdo pozë e dalje publike.
E njëjta së fundmi ka ndarë një video ku shfaqet nën ujë me një palë bikini të bardha.
27 vjeçarja mori vëmendje me linjat e bujshme trupore, për të cilat njëherësh komentohet në masë të madhe.
Me këtë rast, komplimentet nuk munguan as nga miqtë e ndjekësit që mban në Instagram.
“Nën ujë”, ka qenë përshkrimi i videos.
Morena po argëtohet mjaft shumë në Turqi, ku edhe është zhvendosur prej vitesh. /TV Malisheva