Aktorja dhe prezantuesja me prejardhje shqiptare, Almeda Abazi, ka bërë një njoftim për fansat në rrjete sociale.
Artistja, e ndjekur nga mijëra njerëz, ka bërë të ditur se është vaksinuar kundër coronavirusit.
Nëna e dy fëmijëve ka publikuar momentin pas marrjes së vaksinës në InstaStory, gjersa duket në gjendje të mirë shëndetësore.
Abazi ndërkohë rreth një muaj më parë u bë nënë për herë të dytë, e një vajze të quajtur Alina.
Ajo dhe partneri i saj, aktori turk, Tolgahan Sayisman u martuan në 2017 dhe kanë bashkë dy fëmijë. /TV Malisheva