Donald Veshaj ka folur për herë të parë pas ndarjes nga Bora Zemani. Në emisionin e fundit “Binjakët”, ai iu përgjigj pyetjeve të vëllait binjak Romeo Veshaj, në lidhje me dashurinë e fundit, që i bie të jetë Bora.

Ai me bindje tha se të gjitha të dashurat i ka dashur njësoj, pa i dhënë ndonjë peshë të veçantë historisë me Borën.
Ndërkohë që pyetjes së vëllait se a mund të ketë shanse për ndonjë rikthim, ai iu përgjigj në mënyrë absolute jo, madje dhe nëse ajo i lutet.

 

Duket se këto fjalë i kanë rënë në vesh edhe Bora Zemanit e cila ka zgjedhur të reagojë pa shumë fjalë por duke injoruar fjalët e ish-partnerit.

Teksa ka ndarë foto në rrjetet sociale ajo ka shkruar: “Heshtja është më e mirë se të flasësh idiotësira”, shkruan ajo../TV Malisheva

Share.