Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha me bashkëpunëtorët, drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Milazim Morina dhe zyrtarin për mjedis, Naser Morina, pritën në takim pune, një delegacion të agjensionit japonez për bashkëpunim ndërkombëtar “Jica”, ku biseduan për ”Projektin për ngritjen e kapaciteteve për menaxhimin e mbeturinave drejt një shoqërie të shëndoshë faza e dytë”.
Nënkryetari, Berisha u shprehi mirëseardhje delegacionit të projektit nga agjensionit japonez për bashkëpunim ndërkombëtar “Jica”, të cilin delegacion e udhëheqte, Hiroshi Kato, drejtues i ekipit të porjektit, Nario Shijima, për menaxhim dhe monitorim të të dhënave, Paulo Q. Sousa, për analiza ekonomike, finaciare dhe institucionale, si dhe koordinatorën e projketit, Senada Bekteshi.
Ai e njoftoj delegacionin japonez me bashkërendimin që ka komuna me kompaninë Ekoregjionit për grumbullimin e mbeturinave në territorin e Komunës së Malishevës, mbulimin e tërë fshatrave nga kjo kompani, transferën e mbeturinave, pasi ka mungesë të një deponie, sfidat për të tashmen dhe objektivat për të ardhmen që të zgjidhet ky problem emidiat për qytetarët e Komunës së Malishevës.
Kurse nga ana e përfaqësuesit të agjensionit japonez për bashkëpunim ndërkombëtar “Jica”, drejtuesit të ekipit dhe projektit , Hiroshi Kato me bashkëpunëtorë u shpreh interesim i madh që të fillohet me përgatitjet e ekipit vendore dhe tyre e të hartohet plani dinamik për zbatim të projektit ku në mes katër komunave është edhe Komuna e Malishevës.
Brenda këti muaji do të takohet koordinatori nga Komuna e Malishevës, për mjedis, Naser Morina me koordinator të katër komunave , Ministrisë së Mjedist dhe ekipit të”Projektit për ngritjen e kapaciteteve për menaxhimin e mbeturinave drejt një shoqërie të shëndoshë faza e dytë”./TV Malisheva