Aktori me famë botërore, Leonardo DiCaprio ka tash e sa kohë që ngrit zërin për çështje të ndryshme, që përfshijnë ndërgjegjësimin për ndryshimet klimatike dhe ruajtjen e habitatit natyror.
Ai disa herë madje ka apeluar edhe për lumin Vjosa në Shqipëri, me kërkesën që t’u thuhet “Jo” ndërtimit të HEC-eve përgjatë shtratit të tij.
Duke shfrytëzuar ndikimin e madh që ka në rrjetet sociale, DiCaprio së fundmi publikoi në llogarinë e tij zyrtare disa statistike “të frishme”, për mënyrën se si temperatura po lëviz në tokë, duke shënuar rritje të dyfishuar në mesataren e disa vendeve.
Ai ka vënë në dukje se si nga 1.5 gradë celciuz, ka tashmë 3 gradë temperaturë në kontinentin e akullt, me çka rrezikon që në të ardhmen, të përjetojmë një verë pa Arktik.
Në statistikat e ndara me ndjekësit, Leonardo gjithashtu ka vënë në dukje gjatësinë mesatare të thatësirës që rrezikon jetën e kafshëve në oaza dhe habitate të shkretëtirave, si dhe rritjen e zonës së djegur nga zjarret në verën mesatare mesdhetare.
Ky është postimi i plotë i tij:
“Diferenca midis ngrohjes globale mesatare 1.5 gradë celciuz, 2 celciuz ose 3-4 celciuz mund të tingëllojë margjinale. Në fakt, ato përfaqësojnë skenarë jashtëzakonisht të ndryshëm për të ardhmen e njerëzimit.
Frekuenca e katastrofave, mbijetesa e bimëve dhe kafshëve, përhapja e sëmundjeve, qëndrueshmëria e sistemit tonë global të klimës dhe – në fund të fundit – mundësia që njerëzimi të mbijetojë në këtë planet varet nga këto pak gradë.
Sot, ne ende kemi mundësinë për të përmbushur qëllimin 1.5 gradë celciuz të përmendur në Marrëveshjen e Parisit. Ne ende mund të mbrohemi nga ndikimet më të këqija të klimës dhe të fillojmë të formojmë një të ardhme më të shëndetshme. Por ne po afrohemi me shpejtësi në pikat e kthyeshme të pakthyeshme të klimës.
Kjo është arsyeja pse konferenca për klimën # COP26 në nëntor është kaq e rëndësishme për luftën globale kundër ndryshimit të klimës. Vendet duhet të përfundojnë çështje të papaguara në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes së Parisit dhe të hedhin terrenin për një dekadë transformuese të veprimit të klimës në vitin 2020”, shkruan Leonardo DiCaprio. /TV Malisheva