Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, prej vitesh tashmë është zhvendosur me bashkëshortin dhe djalin e saj në Zelandën e Re.

Në vendin e largët, ajo ka gjetur qetësi duke jetuar një jetë më të mirë me dy më të dashurit e saj.

Por malli për vendlindjen, i bën shpesh familjen e famshme që të rikthehen në Kosovë dhe Shqipëri – vende nga ku edhe kanë prejardhjen.

Dhe Vesa Luma ka bërë të ditur se më në fund pas dy vitesh është rikthyer në Shqipëri me djalin e saj të vogël, Lianin, pas një udhëtimi plot 31 orësh me aeroplan.

Ajo ka publikuar në InstaStory disa pamje nga ndalesat që kanë zhvilluar gjatë rrugës, teksa në fund ka ndarë me ndjekësit edhe momentin final kur ka parë tokën shqiptare nga dritarja e aeroplanit.

“Nuk mund ta besoj, kanë kaluar dy vite”, shkroi Luma në mbishkrimin e fotografisë, shoqëruar me një emoji duke qarë, që pasqyronte emocionet dhe mallin e saj.

Hera e fundit kur Vesa Luma ishte në Kosovë ishte gjithashtu para dy viteve, ku edhe realizoi baladën “Spaska qenë e shkrume” në bashkëpunim me Denik Prizrenin. /TV Malisheva

Share.