Drejtori i organizatës “Urtakët Shqiptarë”, Januz Mazreku, ka thënë se emri i kësaj organizate ka ardhur nga ajo se veprimet merren dhe puna bëhet me urtësi dhe jo me gjaknxehtësi, shkruan TV Malisheva.

Ai ka thënë se urtakët gjithmonë i kanë qëndruar në ballë kësaj çështje dhe janë përpjekur që të pajtojnë gjaqe me qetësi.

“Fjala është për urtësi, të punosh, të veprosjh me urtësi, jo me gjaknxehtësi, dhe duke e parë rrezikun e popullit tonë, urtakët gjithmonë i kanë qëndruar në ballë kësaj çështje, gjithmonë janë përpjekur t’i pajtojnë gjaqet, pastaj ka ardhur lufta”, thotë Mazreku në emisionin N’Pult.

Ai ka thënë se zënkat në popull duhet të qetësohen në mënyrë shpirtërore.

“Populli duhet të qetësohet në mënyrë shpirtërore, pa të nuk ka asgjë”, thotë ai. /TV Malisheva

Emisioni i plotë:

Share.