Këngëtarja e njohur shqiptare, Rezarta Shkurta, dhe bashkëshorti i saj, Ermal Hoxha, njëherësh nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.
Çifti kanë më shumë se 15 vite njohje me njëri-tjetrin dhe nga fryti i dashurisë së tyre, ata kanë një vajzë të quajtur Hera.
Por tek korriku i këtij viti është datat kur ata vendosën që me një ceremoni solemne ta shënojnë martesën e tyre.
Këtë e ka bërë të ditur vet Rezarta përmes disa fotografive të publikuara në Instagram, ku shfaqet duke pozuar me fustanin e nusërisë pranë bashkëshortit të saj, i veshur si dhëndër.
Në përshkrimin e fotografive, ajo ka bërë të ditur se dasma e tyre u organizua në një qytet bregdetar (me gjasë Durrësin, meqë është edhe vendlindja e këngëtares), teksa nuk ka hezituar që t’i bëjë edhe një dedikim romantik atij, duke i kushtuar disa rreshta dashurie nga zemra.
“Ma kujtojnë të afërmit se sa vite jemi së bashku, sepse mua më duket sikur të dashuroj nga dje, aq e pangopur jam me ty…ti dua aq shumë dhe ato tri thinjat e reja që të kanë dalë, edhe ato pak flokë që po të bien dhe ti i ke aq problem! Unë t’i dua…të dua dhe kur më nevrikos…edhe ankohesh për vonesat e mija…të dua për babin që je me princeshën e shtëpisë tonë”, ka shkruar ndër të tjerash Rezarta.
E njëjta ka pranuar shumë urime nga miqtë, fansat dhe familjarët e saj në hapësirën për komente. /TV Malisheva