Si pasojë e një mosmarrëveshje janë përleshur mes veti tetë të dyshuar rreth orës 22.50, të martën në Lagjen 29, në Fushë Kosovë.
Policia njofton se si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore, i cili ka pranuar trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për veprën lëndim i lehtë trupor./TV Malisheva