Djali i Kadri Minushit, heroit kombëtar, Bashkim Krasniqi, ka thënë se babai i tij është maltretuar në forma të ndryshme, shkruan TV Malisheva.
Ai ka thënë se Kadri Minushi ka qenë shumë i dobët kur është liruar nga burgu, nga matretimet nga më mizoret që i janë bërë.
“Edhe pse është kthyer Kadri Minushi nga burgu, ai nga ajo kohë ka qenë me shëndet shumë të dobësuar, madje gjithmonë nëna thoshte se nga burgu është kthyer 40 kg, por në shpjegimet e tij që vazhdimisht i ka shpjeguar, torturat që ai i ka mbijetuar ka qenë vendosja e rrethit elektrik në kokë, shpuerja me gjilpëra në thonjë, pikën prej së larti në kokë, dhe të gjitha këto e kanë bërë që shumë herë ai të lutej të ishte me atë grupin që janë pushkatuar”, ka thene Krasniqi.
Ai ka thënë se babai i tij përveç që u maltretua në burg, kjo nuk mjaftoi ngase ai edhe pasi u lirua duhej të paraqitej çdo ditë në stacionin e policisë në fshatin Banjë, duke ecur këmbë.
“Nga ajo periudhë, Kadri Minushi kthehet në vendlindje me një organizim shumë të madh, por vjen pjesa tjetër e dënimit, në pjesën e dytë ai maltretohet edhe më shumë, pasi që ai është dashur të paraqitetet çdo ditë në stacionin e policisë në Banjë, duke ecur këmbë”, ka shtuar ai. /TV Malisheva
Emisioni i plotë: