Pavarësisht se nga institucionet shtetërore po bëhet thirrje për vaksinim masiv, Qendra e Vaksinimit “1 Tetori” në kryeqytet ka zgjedhur që të mos punojë gjatë vikendit.

Të shtunën kjo qendër u mbyll teksa edhe ata pak qytetarë që kishin dal për ta kryer procesin e imunizimit u kthyen bosh.

Në mesditën e së shtunën në këtë qendër nuk u pa askush. E dy policë që bënin roje thanë prapa kamere se këtu nuk punohet në vikend.

Ndërkohë në 24 orët e fundit janë dhënë 12 mijë e 430 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Kurse nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 310mijë e 415 doza të vaksinës.

Ndërkohë deri më sot 90 mijë e 165 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.944 testime, 2 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes./TV Malisheva

Share.