Nisma gjatë ditës së sotme ka zyrtarizuar kandidatin për Asamble Komunale, raporton TV Malisheva.
Kandidati i parë që u zyrtarizua nga kjo parti është Sylë Dukolli.
Postimi i plotë:
Nisma Socialdemokrate dega në Malishevë ka filluar të zyrtarizoj kandidatët për Asamble Komunale për zgjedhjet lokale që do mbahen me 17 tetor 2021.
Kandidati i parë që u zyrtarizua nga kryesia e Degës me besimin e plotë nga Nëndega e fshatit Bubavec është Sylë Dukolli.
Syla një ekonomist me profesion është një nga zërat më kuptimplotë të Nisma Socialdemokrate në Asamblen Komunale prej vitit 2017.
Profili i tij karakterizohet si njeriu model dhe i dëshmuar në të gjitha proceset që ka kaluar vendi në dekadat e fundit.
Me Sylën dhe kandidatët tjerë,Nisma Socialdemokrate do të jetë zëri më i fuqishëm qytetar i Malishevës për katër vitet e ardhshme.
#meNISMASocialdemokrate
#meSylëdukollin
#përfitoreneMalishevës.