Lionel Messi u rrethua dhe rrjedhimit edhe u pengua nga qindra tifozë jashtë një restoranti italian në Florida ndërsa argjentinasi po i kryen pushimet para se të kthehej në Barcelonë.
34-vjeçari përjetoi një verë si askush tjetër pasi u lirua në mënyrë efektive nga Barcelona në fillim të korrikut pas përfundimit të kontratës, para se të fitonte titullin e tij të parë ndërkombëtar me Argjentinën në finalen e Kupës së Amrikës dhjetë ditë më vonë.
Ndërsa ishte në Miami për pushime, Messi vendosi të vizitojë një restorant të quajtur Cafe Ragazzi të enjten në mbrëmje dhe aty u mësua se argjentinasi ishte brenda, përcjellë KosovaPress
Kur erdhi koha të largohej, ai u përshëndet nga qindra tifozë të etur për ta përshëndetur atë dhe Messi u përpoq të kalonte nëpër turmë, madje edhe me ndihmën e një truproje.
Restoranti është në pronësi të këngëtarit argjentinas-venezuelian Ricardo Montaner, i cili shkroi në Twitter për kënaqësinë e tij që kishte legjendën e Barcelonës për darkë në restorantin e tij.
“Faleminderit i dashur Leo që na le të të nderojmë dhe gjithashtu të falënderoj për gëzimet që i jep gjithë kohës. Messi ishte për darkë në restorantin tonë”, shkroi Mantaner në Twitter. /TV Malisheva