Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli ka deklaruar se pas reshjeve të fundit të shiut, kishte vërshime në katër lagje në kryeqytet, si dhe në fshatin Zllatar.
Selimi ka thënë se në fshatin Zllatar, ka amvisni familjare që janë të dëmtuara jashtëzakonisht shumë.
“Dy familje janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe shpresojmë se pas intervenimeve që po bëjnë ekipet e komunës, ato familje të kthehen në shtëpi”, tha ai në Radio Dukagjini.
Sipas tij, dëme nga vërshimet kishte edhe në shesh, konkretisht tek shtëpizat të cilat janë vendosur në pritje të bashkatdhetarëve. Ai shtoi se pothuajse të gjitha shtëpizat janë të shkatërruara.
“Iu garantojmë se nga nesër do të jenë të gatshme për qytetarët tonë“, tha ai, duke shtuar se ekipet e komunës dhe në përkrahje të FSK-së, janë në terren për t’i dal në ndihmë qytetarëve dhe për të sanuar dëmet./TV Malisheva