Mesnatës e së shtunës janë arrestuar pesë persona në Prishtinë.
Policia raporton se ata u rrahën mes vete.
Të dyshuarit fillimit kanë pranuar tretman mjekësor dhe me urdhër të prokurorit iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
“Janë arrestuar pesë (5) te dyshuar meshkuj nga Kosova pasi të njëjtit ishin përfshirë në një përleshje fizike (rrahje) në mes veti. Te dyshuarit fillimisht kanë pranuar tretman mjekësor dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /TV Malisheva