Tre meshkuj nga Kosova si pasojë e një mosmarrëveshje janë përlesh fizikisht në mes veti. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë.

Si pasojë e përleshjes dy të dyshuar kanë pësuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e armës së zjarrit.

Në lidhje me rastin, nga ana e policisë është kërkuar edhe i dyshuari i tretë, por i njëjti nuk është takuar.

Me urdhër të prokurorit, dy të dyshuarit pas pranimit të tretmanit mjekësorë janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt./TV Malisheva

Share.