Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, pak ditë më parë është kthyer në Shqipëri pas dy vitesh qëndrimi në Zelandën e Re.
Ndërsa këto ditë, ajo ka vizituar edhe qytetin e saj të lindjes, Prishtinën.
Ajo ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa fotografi të reja, të realizuara në kryeqytet.
E veshur me një fustan ngjyrë rozë dhe veror, Vesa Luma është dukur mjaft bukur dhe tërheqëse, teksa ka shijuar shëtitjet në vendin e saj.
“Mirëmbrëma Prishtinë – a ju ka marr malli për Diasporë”, ka shkruar me shaka artistja në mbishkrimin e imazheve.
Ajo i është referuar vetes tashmë si pjesë e diasporës, meqë është shpërngulur prej vitesh në shtetin e largët për të jetuar bashkë me bashkëshortin dhe djalin e saj.
Për sa i përket muzikës, Luma vazhdon të mos jetë shumë aktive në prurjet e reja, duke qenë më shumë përqendruar më shumë në jetën e saj private. /TV Malisheva