Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, ka bërë një vizitë të befasishme të premten në Tiranë.

Ajo së bashku me të dashurin, Anwar Hadid, dhe familjen e saj janë mirëpritur në kryeqytetin shqiptare nga kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

Me këtë të fundit, ajo ka vizituar edhe një park të ri dhe një çerdhe që janë në ndërtim e sipër në Tiranë, i cili mbështet nga fondacioni i këngëtares në Kosovë, ‘Sunny Hill Foundation’.

Ajo ka përcjell nga afër punimet së bashku me Erion Veliajn, ku edhe janë takuar me inxhinierët dhe arkitektët në vendpunishte.

Lipa gjatë vizitës ka hedhur edhe çimenton në vendpunishte, për të marrë kështu bekimin e saj për ndërtimin e këtij kopshti dhe çerdheje.

Ajo më pas ka hedhur edhe dhe në një nga pemën e inkuadruara në oborrin e objektit që po ndërtohet.

Vet kryetari Veliaj në një video të publikuar në Facebook, ka falënderuar Duan për kontributin.

“Faleminderit Dua Lipa, që po na jep një dorë me Kopshtin 42, i dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, i cili shumë shpejt do të mirëpresë 300 fëmijë në zemër të Tiranës. Mirënjohje për Kujtimin dhe Arbenin nga Shqipëria, dy dizajnuesit e talentuar të bluzës, me shitjet e së cilës u mblodh fondi për mobilimin e kopshtit, që do të mbajë emrin e fondacionit të Duas, “Sunny Hill”. Faleminderit edhe Dukagjin dhe Anesa Lipa, jeni dy prindër shembullorë me zemër të madhe”, ka shkruar Veliaj. /TV Malisheva

Share.