Në një vizitë të befasishme dhe pa paralajmërim, Dua Lipa, të premten ateroi në Tiranë.
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare e shoqëruar nga i dashuri i saj dhe familja, kanë vizituar kryeqytetin shqiptar dhe janë takuar me disa nga figurat publike.
Me të arritur, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e priti në takim artisten 25-vjeçare.
Ai i dhuroi asaj librin e tij të veprave artistike me titullin “Edi Rama: Work”, në shenj mirënjohje për të arriturat e këngëtares.
Në një fotografi të publikuar në rrjetin social Fabeook, Rama zgjodhi fjalët më të mira për Duan, duke e falënderuar për vizitën e sotme.
“DUA LIPA që ka kapur qiellin e botës muzikore s’ka nevojë për asnjë koment, ndërsa një koment për Duan që pata kënaqësinë të njoh, unë dua ta ndaj me ju.Uroj që ajo të rrojë e të mbretërojë 100 vjet në fronin ku është ulur, po brenda meje mbeti gjurma e vajzës së mençur, të edukuar e modeste si të ishte askushi, e cila është me siguri krenaria e lumturia e prindërve dhe e krejt familjes së saj, pikërisht sepse çka i takon botës nga ylli i muzikës, nuk ka prekur asnjë fije atë çka u takon atyre nga vajza e tyre. Çfarë çike”, ka shkruar Edi Rama në Facebook. /TV Malisheva