Werder Bremen ka konfirmuar lëndimin e Milot Rashicës.
Ylli i Kombëtares së Kosovës, ka pësuar një lëndim në ndeshjen e javës së parë në Bundesligë.
Djaloshi nga Vushtrria pati një fillim të mbarë duke regjistruar asistimin e parë te goli i parë i Werderit këtë sezon në Gjermani.
Por në vazhdim të ndeshjes, ai u detyrua të largohej nga fusha, shkaku i lëndimit.
Lëndimin e Rashicës e ka konfirmuar edhe skuadra e Werder Bremen, pa dhënë detaje shtesë.
Werder thotë se në ditët e ardhshme do të njoftohen të gjithë për shkallën e lëndimit, ku pritet të mësohet edhe koha që do të qëndrojë jashtë fushës.