Këngëtarja e njohur ndodhet në Shqipëri bashkë me familjen dhe të dashurin e saj, Anwar Hadid pasi mori përsipër të ndërtojë Kopshtin 42 në Tiranë, i cili u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Dua Lipa ka vizituar sot kalanë e Krujës, ku edhe ka realizuar edhe foto duke bërë shqiponjën me dy duar.

Krahas fotove ajo ka shkruar “shumë dashuri” për momentet që po kalon në Shqipëri.

Një ditë më parë Dua Lipa u takua me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, kryeministrin Edi Rama dhe ambasadoren e SHBA-së Yuri Kim./TV Malisheva

Share.