Shefi i Zyres së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, i ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet e viktimave nga aksidenti me autobus në Kroaci.

“Sot është një ditë tragjike për Kosovën pas aksidentit të autobusit në Kroaci”, ka shkruar Szunyog në Twitter.

“U uroj të lënduarve shërim të shpejtë dhe u shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjeve të viktimave”.

“Lutjet dhe mendimet e mia janë me njerëzit e Kosovës”./TV Malisheva

Share.