Mëngjesi i së dielës ishte tragjik për një numër të madh pasagjerësh që po udhëtonin nga Kosova drejt perëndimit.

Autobusi në fjalë raportohet se ka dalë jashtë autostradës afër Slavonski Brod, ku nga aksidenti kanë vdekur të paktën dhjetë pasagjerë. Autobusi ishte i linjës Frankfurt-Prishtinë dhe kishte rreth 60 plot pasagjerë.

Në rrjetet sociale janë shpërndarë menjëherë imazhe të ngjarjes fatkeqe, teksa një numër i mkadh i figurave publike, kanë shprehur ngushëllime për rastin.

Shumë artistë nga estrada shqiptare përmes platformave të ndryshme në rrjetet sociale, iu shprehën ngushëllime familjarëve, teksa uruan që kjo tragjedi të ndalet me kaq dhe numri i viktimave të mos rritet.

Labinot Tahiri, Gold AG, Capital T, Yll Limani, Leonora Jakupi e Dafina Zeqiri ishin vetëm disa nga emrat që me të dëgjuar për rastin, u solidarizuan me të afërmit e viktimave.

“Lutemi kjo tragjedi të përfundojë me kaq dhe të mos kemi viktima të tjera”, shkroi në InsatStory Dafina Zeqiri – njëra ndër këngëtaret më në zë të skenës shqiptare.

Në vazhdim ju përcjellim disa prej postimeve ngushëlluese të këngëtarëve të estradës shqiptare lidhur me rastin. /TV Malisheva

Share.