Përkundër kritikave nga deputetët e opozitës, anëtarët e Komisionit për Ekonomi me shumicë votash kanë votuar propozimin e qeverisë me emrat për kandidatë për kryesues dhe anëtarë të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji(ZRrE).

Kryetari i Komisionit, Ferat Shala theksoi se ka shkelje dhe veprime politike për përzgjedhjen e këtyre anëtarëve për këtë bord.

“Shkeljet janë tipike politike që edhe në këtë sektor të energjisë ka ndërhyrje në pushteti që udhëhiqet nga VV”, theksoi Shala.

Po kështu kritika pati edhe deputeti nga AAK, Pal Lekaj i cili theksoi se propozimi i qeverisë është puro politik, të cilin e quajti skandal.

Ndërsa, anëtarja e Komisionit Mimoza Kusari Lila ka mbështetur propozim vendimin e qeverisë, për çka tha se kanë eliminuar emrat që kanë qenë politik.

Kandidat për kryesues Bordi të ZRRE përveç, Vehbi Sofiu, është propozuar edhe Imer Fejzullahu.

Kurse për anëtar të Bordit janë propozuar këta kandidatë: Astrit Saraqini, Gani Buçaj, Arjeta Pajaziti – Qerimi dhe Lutfije Dervishi.

Në këtë mbledhje të sotme, ka raportuar edhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, për nivelin e zbatimit të ligjit për shoqëritë tregtare.

Ministrja Hajdari theksoi se sa i përket këtij ligji kanë avancuar, por që kanë hasur edhe në problematika sikur me rastin e sanksioneve.

Ajo tha se arritjet e deritanishme mbi ligjin për shoqëritë tregtare, lidhur me sanksionet kanë hasur në vështirësi në të cilat ka arritur në zbatim ky ligj dhe që janë nga më të ndryshmet ku edhe kanë adresuar për të punuar për këtë çështje./TV Malisheva

Share.