Sot ka filluar vendosja e numrave për shtëpitë dhe objektet tjera, në kuadër të zbatimit të projektit për vendosjen e numrave për shtëpitë dhe objektet tjera, përmes së cilës edhe plotësohet adresa e saktë e një shtëpie apo hyrje e objektit të caktuar. Në këtë fazë do të vendosen katër mijë numra në tetë vendbanime.

Fillimin e vendosjes së numrave për shtëpitë dhe objektet në qytetin e Malishevës, e ka inspektuar drejtori i  Drejtorisë së Urbanizmit, Ahmet Morina, pasi ky projekt realizohet përmes kësaj drejtorie.

Drejtori Morina, ka bërë të ditur, se në këtë fazë janë të përfshira shtatë fshatra dhe qyteti, dhe do të vendosen katër mijë numra.

Sipas tij, ky projekt mundësohet nga Agjencioni Kadastral i Kosovës dhe financohet nga qeveria norvegjeze./TV Malisheva

Share.