Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 42 raste të reja me COVID-19, duke shënuar një rritje të ndjeshme krahasuar me javët e fundit.
Ndërsa nuk është shënuar asnjë viktimë.
“Nga 2.987 testime, 42 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 16 qytetar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.613. Në total numri i rasteve aktive është 195′, thuhet në raportin e MSh-së..
Ndërsa në 24 orët e fundit janë dhënë 16.199 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 374.190 doza të vaksinës. Deri më sot 117.382 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./TV Malisheva