Ish-profesori Ali Zatriqi, derisa ka folur për pjesëmarrjen e vajzave në shkolla atë kohë, ai ka thënë se në vitin e parë të funksionimit të gjimnazit Hamdi Berisha në Malishevë ka qenë vetëm një nxënëse vajzë, ndërsa në të dytin edhe dy të tjera, shkruan TV Malisheva.

”Në vitin e parë ka qenë vajzë e Drenocit, më vonë janë regjistruar në vitin e dytë edhe dy vajza”, ka thënë Zatriqi.

Ai ka thënë se atëherë nuk kishte pjesëmarrje të madhe të vajzave, por se tash ka më shumë vajza se djem kudo në shkolla.

“Djemve u dukej interesant të ishin vetëm ato vajza, por tash ka më shumë vajza sesa djem, atëherë nuk ka pasur shumë”, ka thënë ai. /TV Malisheva

Emisioni i plotë:

Share.