Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është raportuar asnjë viktimë nga COVID-19.
Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 58 raste të reja të infektuara me këtë virus.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Gjatë kësaj kohe janë shëruar 16 persona nga COVID-19.
Deri tani në Kosovë 108 mijë e 131 persona janë infektuar me COVID-19.
2 mijë e 265 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi./TV Malisheva