Pas shumë ditësh pa asnjë humbje jete nga koronavirusi në Shqipëri, në 24 orët e fundit është shënuar një viktimë nga COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se në 24 orët e fundit nga 3316 testime të kryera, janë konfirmuar 30 raste të reja, ndërsa janë edhe 8 persona të shëruar.

Rastet e reja janë konfirmuar në këto bashki: 14 raste në Tiranë, 4 në Elbasan, 3 në Lezhë, 2 në Shkodër, nga 1 rast në Durrës, Kurbin, Korçë, Librazhd, Sarandë, Delvinë, Kuçovë.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve në spitalin Infektiv, nuk e ka fituar dot betejën një qytetar 74-vjeç nga Kurbini, i cili nuk ishte vaksinuar ndaj COVID-19.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim të specializuar 17 pacientë.

Që nga fillimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 132.952 raste pozitive, prej tyre 130.174 janë shëruar, 321 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.457 pacientë./TV Malisheva

Share.