Ka nisur në Shkup Forumi Ekonomik Rajonal, ku marrin pjesë shumë kompani nga rajoni i Ballkanit dhe tre liderët e mini-shengenit, Edi Rama, Zoran Zaev dhe Aleksandër Vuçiç.
Gjatë samitit të sotëm pritet nënshkrimi i disa marrëveshje trilaterale, në kuadër të Mini-shengenit Ballkanik, me synim lehtësimin e jetës së qytetarëve dhe komunitetit të biznesit në Ballkanin Perëndimor.
Mësohet se “mini-shengeni” do të ndryshojë emër dhe do të quhet “Open Balkan”, për t’u dhënë mundësi të gjithë vendeve të rajonit që të jenë pjesë e nismës për lehtësimin e jetës së qytetarëve të tyre, raporton newsbomb.al
“Do të lehtësohet lëvizje e eksporteve, zgjerimet e shërbimeve, e katërta është të mundësohet lëvizja e kapitalit. Si fillim do të nënshkruajmë një marrëveshje të rëndësishme dhe 2 memorandume për bashkëpunim. Ne dëgjuam apelin e bizneseve të rajonit dhe filluam hapat e duhura. Jemi në fillim të dixhitalizimit të përshpejtuar dhe bazave të të dhënave. Qëllimi ynë për një treg të integruar ekonomik dhe rritjes së PPP në rajon”, ka thënë Zaev./TV Malisheva