Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim rajonal, të cilës i kanë dhënë edhe emërtim të ri “Open Ballkan”. Liderët e tri shteteve kanë nënshkruar në Shkup, në kuadër të Forumit ekonomik për bashkëpunim rajonal.
Marrëveshje për bashkëpunim në përballje e fatkeqësitë natyrore, memorandum bashkëpunimi për të lehtësuar importet dhe eksportet dhe lëvizjen e mallrave, lëvizje për tregun e lirë dhe leje të qëndrimin, janë këto çështjet për të cilat janë pajtuar sot liderët e tri shteteve.
Politikanët në Kosovë në vazhdimësi e kanë kundërshtuar nismën rajonale të njohur si minishengen./TV Malisheva