Kryetari i degës së PDK-së në Malishevë, Isni Kilaj, ka thënë se premtimet e Lëvizjes Vetëvendosje gjatë zgjedhjeve kanë qenë propagandë për helmimin e popullit dhe se tash pas zgjedhjeve ajo nuk është një frymë demokratike siç ka qenë, shkruan TV Malisheva.
Ai ka thënë se këto premtime më shumë kanë qenë utopi dhe propagandë dhe jo reale.
“Ata kanë filluar të bien me këmbë në tokë dhe të shohin gjendjen reale se jo ato premtimet që janë dhënë deri tash kanë qenë reale, më shumë kanë qenë utopi, kanë qenë propagandë e cila e ka helmuar popullin dhe e ka vu nje ekstreme të partive politike si qytetaret dhe sot nuk është një frymë demokratike siç ka qenë”, ka thënë Kilaj.
Ai ka thënë se ka filluar të zhduket optimizmi i qytetarëve që kanë menduar se Lëvizja Vetëvendosje do t’i zgjidh problemet në Kosovë.
“Populli gjithmonë kërkon ndryshime, mirëpo që tash kanë filluar të bien optimizmat e te gjithë atyre që kanë menduar se Levizja Vetëvendosje është një shkop magjik që i zgjidh problemet në Kosovë”, ka thënë ai. /TV Malisheva
Emisioni i plotë: