Kryetari i degës së PDK-së në Malishevë, Isni Kilaj, kaq thënë se gjatë kohës sa në Malishevë ka qeverisur kjo parti, kjo komunë ka pasur zhvillimin më të madh në të gjitha fushat, shkruan TV Malisheva.

Ai ka thënë se Malisheva gjatë qeverisjes sa ishte kryetar ai, ka qenë e zhvilluar në aspektin ekonomik, infrastrukturor e social dhe se janë realizuar projekte madhore.

“E dinë të gjithë qytetarët se Malisheva gjatë asaj kohe ka pasur zhvillimin më të madh ekonomik, infrastrukturor, social dhe të tjera, në gjithë historikun ne Malishevës . Në kohën kur unë kam qeverisur kanë mbetur projekte madhështore që do të qëndrojnë për qindra vite për Malishevën dhe qytetarët e saj”, ka thënë Kilaj. /TV Malisheva

 Emisioni i plotë:

Share.