Kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Malishevë, Isni Kilaj, ka thënë se skena politike në Ksoovë ka nevojë për një parti siç është Lidhja Demokratike e Kosovës, shkruan TV Malisheva.

Ai ka thënë se kjo parti ka qenë opozitë e mirë dhe sipas tij, është e shëndetshme edhe për Malishevën dhe për gjithë Kosovën që LDK të garojë në zgjedhje si lokale por edhe qendrore.

“Jam shumë i sigurt se spektri politik në Malishevë dhe në gjithë Kosovën ka nevojë për një parti politike siç është LDK-ja, pasi që kanë bërë një opozitë të mirë dhe besoj se është e shëndetshme për Malishevën dhe Kosovën që LDK-ja të jetë një subjekt garues qoftë lokale, qoftë qendrore”, ka thënë Kilaj. /TV Malisheva

 Emisioni i plotë:

Share.