Një rast i vdekjes dhe 70 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar në 24 orët e fundit një Kosove
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, përmes një infografike të publikuar në faqen zyrtare.
Sipas kësaj inforgrafike, këto raste janë konfirmuar pas testimit të rreth 3 mijë mostrave.
Ndërkohë, janë shëruar tetë pacientë./TV Malisheva
Postimi plotë:
30 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.832 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 413.078 doza të vaksinës.
Deri më sot 137.445 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 2.941 testime, 70 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.641.
Në total numri i rasteve aktive është 366.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!
__________________