Ka tash e sa kohë që përflitet se modelja e njohur shqiptare, Aurela Hoxha, është bërë nënë për herë të parë.

Megjithatë, ajo vet nuk i ka komentuar deri në mbrëmjen e së enjtes, kur vendosi të publikojë disa fotografi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Mes shumë fotografive, Aurela publikoi edhe një imazh ku shfaqej duke mbajtur në krah beben e saj dhe një tjetër duke i dhënë gji.

Foto: Aurela Hoxha/Instagram

“Më të mirat nga këto ditë”, shkroi modelja e njohur në mbishkrimin e fotografisë, e cila duket se në këtë kohë po shijon ditët më të mira të mëmësisë.

Ndërkohë, në hapësirën për komente ajo ka marrë urime të shumta nga ndjekësit, përfshirë një numër i madh fytyrash publike.

Foto: Aurela Hoxha/Instagram

Aurela përndryshe tash e sa kohë është zhvendosur në Barcelonë për të jetuar, pas martesës sekrete me një biznesmen të njohur spanjoll.

Paraqitjet e saj në rrjetet sociale dhe në televizion janë më të pakta që nga koha kur duket se pati të reja në jetën e saj private. /TV Malisheva

 

 

Share.