92 raste të reja me COVID-19 janë infektuar në Kosovë vetëm brenda 24 orëve të fundit në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë, bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se nuk raportohet për raste të vdekjes si pasojë e infektimit nga COVID-19.
Njoftimi i plotë:
#Bashkëiadalim
31 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.221 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 428.818 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 146.215 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 3.788 testime, 92 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 16 qytetar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.657.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 442.
➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!