Manchester United është një ndër klubet e interesuara për transferimin e yllit të Barcelonës, Lionel Messi.
Disa spekulime thonë se Messi është i pakënaqur në “Camp Nou” dhe mund të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit.
Ribashkimi me Pep Guardiolën është i përmendur në shumë media, por sipas Corriere dello Sport, “Djajtë e Kuq” i janë bashkuar garës.
Argjentinasi para disa ditëve është përballur me drejtorin sportiv, Eric Abidal pasi ky i fundit ka thënë se lojtarët nuk kanë bërë më të mirën në stërvitje nën urdhrat e Ernesto Valverde.
Ndërsa kjo gjë nuk i ka pëlqyer Messit, i cili ka thënë se këto spekulime nuk janë të vërteta.
Barcelona për momentin janë në pozitën e dytë në tabelë me 46 pikë, tri me pak se lideri Real Madrid, kurse kampioni i Spanjës sot (e enjte) do përballet me Athletic Bilbao në kuadër të Kupës së Mbretit.