Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi, tha se të gjitha vatrat e zjarrit janë vënë nën kontroll.
“E vetmja vatër serioze ka mbetur Karaburuni, por edhe aty po punohet. Kemi shmangur që flakët të kërcënonin parkun e Llogarasë. Flakët kërcënuan edhe bazën e Pashalimanit, por ne do ta mbronim me çdo çmim”, tha Peleshi nga Orikumi, ku po ndiqte “luftën” me zjarrin bashkë me Prefektin e Vlorës, Flamur Mamaj.
Ministri falënderoi pjesëtarët e Forcave të Armatosura për përpjekjen e tyre.
“Puna njerëzore e ishte e jashtëzakonshme. Dua të falënderoj ushtarin e thjeshtë[…]Ata nuk dalin para mikrofonëve, por përballen me rrezikun çdo ditë. Pa ju thënë kush “faleminderit” bëjnë punën e tyre me sakrificë”, tha Peleshi.
Por Prefekti i Vlorës, Mamaj, tha se rreziku i përfshirjes së Parkut të Llogarasë nga flakët nuk është shmangur. “Erërat janë të paparashikueshme”, tha ai, shkruan A2./TV Malisheva