Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj, është mirëpritur në takim nga zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.
Kjo është bërë e ditur nga vet ai përmes një postimi të publikuar në rrjete sociale.
Tenori nga Istogu shton se biseduan për zhvillime kulturore dhe se u pajtuan për një koncert të madh në bashkëpunim me Filharmoninë e Maqedonisë.
Ky është postimi i plotë i Lahajt (pa ndërhyrje):
Këto ditë me kënaqësi pranova ftesën nga Zv. Kryeministri i Maqedonisë se Veriut Z. Artan Grubi, ku folëm për shumë zhvillime kulturore dhe u pajtuam për një koncert të madh së bashku me filarmoninë e Maqedonisë për te festuar 20 vjetorin e marrëveshjes kornize te Ohrit.
Njëkohësisht shkuam ta vizitojmë së bashku edhe objektin e ri të filarmonisë së Maqedonisë së Veriut ku vërtet mu bë shumë qejfi për koleget dhe rëndësinë që ka ndërtimi i një salle të tillë dhe se sa shumë e gjallëron kulturën e një vendit.
Të dashur artdashës kam kënaqësinë të jem në mesin tuaj me datë 13 gusht 2021, se bashku me filarmoninë e Maqedonisë së Veriut për të manifestuar marrëveshjen që krijoj paqe ne Maqedoninë e Veriut”. /TV Malisheva