Rritja e çmimeve në bregdetin shqiptar sidomos kohët e fundit ka ngritur shqetësimin e turistëve e posaqërisht atyre nga Kosova.

Shqiptarët nga Kosova janë ankuar shpeshherë me çmimet e larta dhe dallimet që bëhen mes turistëve.

Se kjo ndodh vërtetë foli edhe prezantuesja e njohur Argjira Spanca, e cila tregoi një histori personale duke pretenduar së çmimi iu rrit vetëm pse ishte nga Kosova.

“Miqtë e mi në Kosovë ankohen vazhdimisht për turizmin në Shqipëri”, tha mes tjerash Argjira duke treguar edhe përvojën e saj.

“Para disa ditëve po rezervoja një hotel në jug për disa miq të mi nga Kosova, më nisën linkun e “booking” ku ishte X çmimi dhe kur i telefonoj në telefon më rrit çmimin për 200 euro më shumë vetëm pse më dëgjoi akcentin nga Kosova”, tha Argjira./TV Malisheva

Share.