Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 3762 testime nga të cilat 25 persona kanë rezultuar pozitivë, duke shënuar ulje krahasuar me ditët e fundit.

Fatmirësisht, nuk ka pasur asnjë humbje jete, ndërsa janë shëruar 13 persona, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Aktualisht janë 433 pacientë aktivë me COVID-19. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 20 pacientë./TV Malisheva

Share.