Një nga aktorët më të famshëm, por edhe anëtar i Kishës së Scientologjisë, Tom Cruise, në fillim të muaji korrik i ka mbushur 59 vjet.
Ai hyri në ujërat e aktrimit rastësisht për të plotësuar kohën e tij. Gjegjësisht, në shkollën e mesme, duhej të ndalonte mundjen për shkak të lëndimit, kështu që u bashkua me grupin e dramës shkollore.
Shumë shpejt u bë një aktor i njohur dhe i suksesshëm, pasi mori rolin kryesor në filmin e vitit 1983, “Risky Business”. Ai vazhdoi të luante në filmat e suksesshëm të viteve të tetëdhjeta, si “The Color of Money”, “Top Gun”, “Rain Man” dhe “Born on the Fourth of July”, për të cilin u nominua për Oscar.
Në fund të viteve të tetëdhjeta, Cruise u martua me aktoren Mimi Rogers, për shkak të së cilës filloi të shkonte në Kishës e Scientologjisë. Së bashku me John Travolta, Tom është anëtari më i famshëm i asaj organizate dhe sigurisht një nga më të zëshmit.
Karriera e tij e suksesshme vazhdoi me filmat “A Few Good Men”, “Interview with the Vampire”, “Jerry Maguire” dhe “Eyes Wide Shut”, ku luajti me gruan e tij të dytë, aktoren Nicole Kidman, për shkak të të cilës u nda nga Mimi Rogers. Çifti adoptoi dy fëmijë, Isabella (28) dhe Conor (26).
Ata i dhanë fund martesës në vitin 2001 – Kidman nuk u bashkua kurrë me Scientologjinë dhe kjo supozohet se është një nga arsyet pse ata u shkurorëzuan. Dokumentari “Going Clear: Scientology and the Prison of Belief” pohon se megjithëse Nicole nuk donte të kishte asnjë lidhje me kishën, anëtarët e kishës përgjuan telefonin e saj gjatë divorcit. Fëmijët e tyre janë anëtarë aktivë të Scientologjisë.
Martesa e tij e tretë ishte me aktoren Katie Holmes. Ata filluan të takoheshin në vitin 2005 dhe u bënë prindër të një vajzë Suri (e cila tash është 15 vjeçare). Çifti u divorcua në vitin 2012. Besohet se aktorja e paraqiti kërkesën për divorc në mënyrë që ta mbronte vajzën e saj nga Scientologjia.
Për shkak të bindjeve dhe deklaratave të tij, shumë njerëz në Hollywood janë skeptikë për të punuar me Cruise. Ai shkaktoi polemika të mëdha në fillim të viteve 2000 kur deklaroi publikisht se psikiatria ishte një pseudoshkencë dhe se “ajo duhet të ndalohet me ligj”.
Suksesi më i madh komercial dhe filmik i 59-vjeçarit është roli në të gjithë filmat “Mission: Impossible”, vazhdimi i shtatë i të cilit është duke u xhiruar aktualisht. /TV Malisheva