Rreth 20 pasagjerë ishin në autobusin i Novi Pazarit i cili u përfshi paraditen e së martës nga zjarri i cili mori flakë derisa ishte në lëvizje në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizaj, Kanun Veseli tregoi se nuk është asnjë i lënduar dhe se të gjithë pasagjerët dhe shoferi kanë arritur që të dalin nga autobusi.
Veseli tregon se autobusi mori flakë sapo kishte arritur tek vendi i njohur “Kulla me çeshmë”
“Rreth orës 09:30 një autobus i cili po qarkullonte nga Hani i Elezit në drejtim të Kaçanikut, sapo arrin në vendin e njohur ‘Kulla me çeshmë’ për shkaqe të panjohura kaplohet nga flaka skajon rreth rrugës, të gjitha pasagjerët dhe drejtuesi dhe asnjë nuk është lënduar./TV Malisheva
Përfshihet nga zjarri autobusi i Novi Pazarit në Han të Elezit