Skuadra e Prishtinës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme bordi drejtues i klubit ka zgjedhur drejtorin menaxhues dhe drejtorin sporitv.
I pari do të jetë, Agim Salihu, jurist i diplomuar, kurse drejtor sportiv edhe siç dihet do të jetë ish futbollisti i kësaj skuadre, Granit Begolli.
“Dje në mbledhjen e mbajtur të bordit drejtues të FC Prishtina, është zgjedhur drejtori menaxhues dhe drejtori sportiv i FC Prishtina.
Për drejtor menaxhues është zgjedhur përfaqësuesi juridik si dhe ushtruesi i deritanishëm i detyrës së drejtorit, Agim Salihu – jurist i diplomuar nga Prishtina. Salihu është marr me punë juridike duke punuar në institucione të nivelit lokal, kurse nga viti 2016 është pjesë e FC Prishtina duke kryer punë dhe detyra të përfaqësimit të klubit tek institucionet e administratës dhe gjyqësorit.
Kurse, Granit Begolli, i caktuar si drejtor sportiv është zgjedhur drejtor sportiv në FC Prishtina. I njëjti ka qenë ish-futbollist i skuadrës sonë si dhe trajner me licencë “A” duke qenë trajner në U19 në Llap (kampion të Kosovës 2018/19) dhe ndihmëstrajner në Ferizaj (2017/18 duke u ngjitur në Superligë nga Liga e parë).
Të njëjtit janë caktuar me kohëzgjatje 31.12.2020. Klubi të njëjtëve iu dëshiron sukses në realizimin e punëve dhe detyrave të pranuara”, thuhet në njoftimin zyrtar të Prishtinës.