Aktori hollivudian, Richard Gere, është i lumtur në martesën e tij të tretë me Alejandra Silva, e cila është 34 vjet më e re se ai.

71-vjeçari, i cili është pëlqyer shumë për rolet e suksesshëm në filma romantikë, si “An Officer and a Gentleman” dhe “Pretty Woman”, paraprakisht ka qenë i martuar dy herë, me Cindy Crawford (1991-1995) dhe Carrie Lovell (2002 deri në 2016), ndërsa e ka zgjedhur bukuroshen spanjolle si gruan e tij të tretë.

Dhe jo, lidhja e tyre nuk ka të bëjë me paratë, për të cilat shumë do të mendonin kur dëgjonin për diferencën në moshë.

 

Alejandra është vajza e Ignatius Silva, një biznesmen dhe ish-nënkryetar i klubit spanjoll të futbollit, Real Madrid. Me ish-burrin e saj, Alejandra bleu hotelin luksoz italian, Villa Treville, ndërsa pikërisht në restorantin e këtij hoteli u takua me aktorin gjatë kohës kur të dy ishin në procese divorci.

Të dy janë aktivistë të të drejtave të njeriut dhe kjo i tërhoqi me njeri-tjetrin. Ata e fshehën me sukses lidhjen deri në qershor të vitit 2015. Fejesa u zbulua kur një unazë u pa në dorën e Alejandras, kurse çifti u martua në vitin 2018. Ata janë prindër të dy djemve së bashku.

“Richard është heroi im në jetën reale. Unë isha e humbur, nuk pashë dritë. Kur e takova, jeta ime fitoi kuptim”, kishte rrëfyer spanjollja për revistën Hola.

“Në këtë ditë, unë u martova me njeriun më të mrekullueshëm që kam takuar ndonjëherë. E di që kjo tingëllon si një klishe, por është e vërtetë! Ajo vjen nga zemra ime, jam krenare që jam me ty, që ndaj jetën me ty, bëhu nënë për fëmijët tanë, se unë jam shoqja jote, se jam gruaja jote! Ti më bën kaq të lumtur, ti je dashuria e jetës sime”, kishte shkruar Alejandra në Instagram, në përvjetorin e martesës së tyre.

Ajo u diplomua për marketing në Madrid, ndërsa është një aktiviste e madhe në organizatat me përgjegjësi shoqërore, kështu që me Richard i shpesh organizojnë aksione bamirësie për të ndihmuar të pastrehët, për të përmirësuar kushtet për trajtimin e fëmijëve të sëmurë rëndë, si dhe për shumë çështje të tjera. /TV Malisheva

Share.