Veprimtari dhe ish i burgosuri politik, Haki Morina ka reaguar ndaj propagandave se në plazhet e Shqipërisë po dëgjohet vetëm muzikë serbe, shkruan TV Malisheva.
Ai në një postim në rrjetin e tij social “facebook” i ka quajtur propaganda lajmet se në plazhet e Shqipërisë po dëgjohet vetëm muzikë serbe.
Morina, i cili po ndodhet në pushime në Shqipëri, ka shkruajtur se kënga “Deri të molla e kuqe, kufiri i Kosovës” dominon ndaj këngëve tjera.
Këto veprime i ka quajtur jo të mira sepse janë kundër interesave të kombit shqiptar.
“Nuk është mirë të bëhet propagandë kundër turizmit, pavarësisht nga vjen, sepse është veprim kundër interesave të kombit shqiptar. Kjo çmenduri mediatike, vetëm se Rama ka arritur që për herë të parë të nxjerrë përfitime milioneshe nga serbët, është thellësisht antikombëtare”
Morina ka postuar edhe një foto, ku shihet duke u valvitur flamuri shqiptar në plazh./TV Malisheva
Postimi i plotë:
Propaganda se gjoja në bregdetin e Shqipërisë po dëgjohet vetëm muzika serbe është e pavërtetë. Edhe pse është normale që për pushuesit të ofrohet muzika që e dëshirojnë pushuesit, prapseprap, rastet me muzikë serbe janë aq të izoluara, sa as që vërehen.
Unë jam në plazh dhe shetita mbrëmë 5 klm nëpër shetitoren e mbushur pranë plazhit duke dëgjuar muzikë nga dy anët, por edhe muzikë live.
Kishte vetëm muzikë shqip. Edhe pse qindra serbë shtetitin, kënga “Deri të molla e kuqe, kufiri i Kosovës” dominonte ndaj këngëve tjera, sepse përsëritej shpesh.
Nuk është mirë të bëhet propagandë kundër turizmit, pavarësisht nga vjen, sepse është veprim kundër interesave të kombit shqiptar. Kjo çmenduri mediatike, vetëm se Rama ka arritur që për herë të parë të nxjerrë përfitime milioneshe nga serbët, është thellësisht antikombëtare.
Atyre që ju pengon që serbët të lënë lekët në Shqipëri për pushime, e nuk ju pengon që shqiptarët lënë lekët në Serbi, duke bërë tregti, e duke udhëtuar rregullisht nëpër territor të Serbisë, unë ju them se do të dështoni në misionin tuaj për ta penguar zhvillimin e Shqipërisë.
Ka ikur koha juaj.
Ja një foto live, kur serbët pushojnë pranë flamurin shqiptar që valvitet krenar.