Ish-drejtori i shkollës së mesme preofesionale “Laggush Poradeci” në Kijevë, Haki Gashi, ka thënë se kjo shkollë vlerësohet si një ndër shkollat më të avancuara, shkruan TV Malisheva.

Ai ka thënë se kjo ka ndodhur pasi që në këtë shkollë ka pasur profesorë nga të gjitha universitet, ngase nuk ka pasur profesorë vendas.

“Gjimnazi I Kijeves vleresohet si një nder shkollat më të avancuara në Kosovë, edhe shumë parafolës para meje e kanë vlerësuar kështu, fati ka qenë se në shkollat e mesme, siç është kjo e Kijevës, apo e Drenasit, ka pasur profesorë nga të gjitha universitetet ngase nuk ka pasur profesorë vendas, ka pasur shumë pak, kanë qenë ende të pashkolluar”, ka thënë Gashi.

Haki Gashi ka zhvilluar veprimtarinë e tij si një ndër drejtorët e parë të gjimnazit “Lasgush Poradeci” në Kijevë të Malishevës. /TV Malisheva

Emisioni i plotë:

Share.