Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 221 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë 24 orëve të fundit 21 persona janë shëruar nga COVID-19.

2 mijë e 267 persona kanë vdekur deri tani si pasojë e këtij virusi./TV Malisheva

Postimi i plotë:

#Bashkëiadalim

04 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 14.616 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 460.297 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 162.807 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 3.160 testime, 221 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 21 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.688.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 888.

➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!

 

Share.