Ferri vijon ende të shkrumbojë Greqinë. Helikopterët lëshuan ujë nga qielli në tentativë për të vënë nën kontroll zjarret që përhapen me shpejtësi pranë një zonë industriale afër Athinës. Flakët kanë djegur shtëpi dhe ndërtesa të ndryshme si dhe detyruan autoritetet të evakuonin banorët, teksa shërbimet e emergjencës përballen me zjarret pyjore gjatë valës më të keqe të të nxehtit në mbi 30 vjet.

“Në zonën e zjarreve temperature shkoi në 45 gradë celsius me më pak se 10% lagështi. Këto kushte ekstreme vijnë si pasojë e valës së të nxehtit që po prek vendin tonë që nga java e kaluar”, tha zv.ministër i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias.

Mbi 500 zjarrfikës janë angazhuar për shuarjen e flakëve, të ndihmuar nga 9 helikopterë, 7 mjete të tjera fluturuese dhe 305 policë.

Jo vetëm Greqia, por I gjithë kontinenti evropian po përballet me kushte të motit ekstrem, nga përmbytjet në veri e deri tek zjarret e fuqishme në zona të ndryshme të Mesdheut.

Në Turqi, zjarrfikësit po përdorin avionë dhe helikopterë për të luftuar vatrat e zjarrit që shkrumbojnë gjithçka u del përpara në pyjet pranë zonave të njohura turistike. Ata po ndihmon dhe nga banorët lokalë. “Për të parandaluar përhapjen e flakëve ne po presim pemët. Po bëjmë gjithçka mundemi”, tregon një banor i fshatit.

8 persona kanë humbur jetën nga zjarret në Turqi, ndërsa ekipet zjarrfikëse dhe ato të emergjencave civile nuk po ndihmohen nga kushtet e motit, pasi vijojnë temperaturat e larta, thatësia dhe erërat e forta./A2/TV Malisheva

https://youtu.be/oC3uktsUwGY

Share.